Pyetje: A është haram me shiku “Big Brother”?
Përgjigjja: Është prej mëkateve të mëdha. Për këtë nuk di çka me thënë; e kam nisur, e kam ndalur turp, turp, turp. Një shoqëri e cila ka iman, ka din, ka Zot, ka besim në Ditën e Kijametit, të cilët do të dalin para Allahut, me rënë në këto gjëra, absolutisht nuk bën. Këto janë vepra të njerëzve të ulët, të atyre pa fytyrë, pa moral, pa ndërgjegje, të cilët duan ta degjenerojnë popullin. Madje edhe historiku i këtij lloj emisioni degjenerues është prej fillimit për këtë qëllim: për ta degjeneruar, për ta degraduar një shoqëri.
Apel të gjithëve, si organizatorëve, atyre që kanë investuar në këtë, etj., etj., krejt kush do, që absolutisht të mos përzihen dhe të largohen sa më shpejt, qoftë direkt apo indirekt. Këto janë programe televizive dhe është haram me i mbështetur ato, sepse nuk ka kurrfarë gjëje të hajrit aty.
Është turp, është turp, është turp, turp prej mëkateve të mëdha. Aq më tepër i shtohet gjynahi kur njerëzit fillojnë pastaj me i dhënë të drejtë njëri-tjetrit, duke pyetur se pse nuk u zgjodh ky, por u zgjodh ai.
Hoxhë Lulzim Susuri



