Përgjigje nga hoxhë Zejd Bardhoshi:
Pashë njoftime, pra, që ka dalë një lojë e re, GTA 6, dhe po e promovojnë me të madhe. Madje, njëherë hapa një aplikacion, pra prej rrjeteve sociale, dhe më doli reklama e saj.
Normal, këshilloj çdo vëlla, çdo motër, që e dëgjon ose e shikon këtë video. Por edhe ata që nuk ndjekin, unë ju këshilloj që këtë këshillë t’ua përcillni.
Përmbajtja e lojës dhe përgjegjësia e prindit
Ajo si lojë, pra, i ka përmbledh të gjitha haramet brenda. Ajo ka dhunë, gjak, vrasje, prostitucion. Pra, madje më treguan se si lojë edhe detajet e harameve. Kështu që çdo prind është përgjegjës.
Dhe unë e këshilloj çdo njeri që mos ta blejë atë lojë, mos ta shkarkojë atë lojë. Është haram. Pra, një lojë që i ka të gjitha haramet brenda saj.
Dhe ti si prind, edhe nëse fëmija… pra, se fëmija ndoshta dëgjon shokët, kureshtja, nxitja prej tyre, është haram me e ble!
Përgjegjësia për fëmijët, pasurinë dhe ambienti
Dhe gjithmonë kujtoje hadithin e Profetit ﷺ se çdonjëri… kuptimi, pra, i hadithit: çdonjëri prej jush është përgjegjës dhe çdo përgjegjës do të pyetet. Fëmijët janë përgjegjësia jote. Pasuria, si e shpenzon, ti do pyetesh për të.
Dhe duhet ta dish se nëse ia blen këtë lojë, ai e luan atë lojë, për shembull, ai rri me orë të tëra duke luajtur, për shembull, duke parë ato harame, ai ambientohet me haramin, me pamje të këqija, me vese të këqija.
Prandaj unë e këshilloj çdo vëlla dhe çdo motër. Gjithmonë kujtoje ajetin ku thotë Zoti i gjithësisë, o ju që keni besuar, ruani vetet tuaja dhe familjet tuaja prej zjarrit.
E ti shkon, për shembull, e shpenzon pasurinë, e blen lojën, fëmija do të rrijë me orë të tëra duke parë, pra, lojëra haram, duke parë pamje haram, duke mësuar vese të këqija aty, sa aty lloj-lloj sharjesh, lloj-lloj ofendimesh, lloj-lloj, pra, prostitucioni.
Pra, ti si prind je përgjegjës, dhe këshilloje edhe fëmijën tënd, edhe miqtë e tu, edhe të afërmit e tu, që me pas kujdes prej kësaj loje.
E lusim Allahun e lartësuar që të na ruajë ne, t’i ruajë fëmijët tanë, t’i ruajë të rinjtë dhe të rejat tona prej të këqijave. Amin.
„Kush udhëzon në një të mirë, ka shpërblim sa ai që e punon.“ SAHIHU MUSLIM, 1893
SHPËRNDAJENI NA NDIQNI KUDO @AbuProductive




