Pyetja:

Përse Allahu e la sekret naten e Kadrit?

***

Përgjigjja:

1- E la sekret këtë nate ashtu siç i la edhe shumë gjëra tjera. P.sh: E fshehi kohën e vdekjes, që të frikësohet mëkatari, e fshehi emrin e Tij më të madh që ta adhurojmë dhe lusim më të gjithë emrat, e fshehi përgjigjen e duasë që njeriu çdo herë të bëj dua, e fshehi kënaqësinë e Tij ndaj ibadetit të robit që vazhdimisht ai të vazhdojë në ibadet, e fshehu pranimin e tevbes-pendimit, që të vazhdojë njeriu çdo herë me tevbe, e fshehu hidhërimin e Tij ndaj mëkateve ( e jo vetëm ndaj ndonjë mëkati te caktuar), që njerëzit te kenë kujdes ndaj të gjitha mëkateve, po kështu Allahu e fshehu këtë natë që ta respektojmë dhe t’i bëjmë ibadet në të gjitha netët e Ramazanit (e sidomos në dhjetë ditët e fundit të këtij muaji.)
2- Allahu sikur ka dashur të na thotë: Po tu bëhej e qartë njerëzve saktësia e rënies se kësaj nate, duke e ditur pasionin tuaj për mëkate, sepse ndoshta epshi juaj do t’ju ftonte që ne këtë nate t’i lini mëkatet, me dije se mëkati me dije është me i rëndë sesa ai pa dije, dhe mu për këtë shkak e kam fshehur këtë natë. Allahu sikur ka dashur të thotë se nëse më bën ibadet gjate kësaj nate do te kesh shpërblim sa 1000 muaj ndërsa nëse më bën mëkate do ta kesh ndëshkimin sa të 1000 muajve.
3- Ndoshta Allahu e ka lënë te fshehte qe njeriu te beje përpjekje për ta gjetur atë dhe kështu te shpërblehet për mund.
4- Nëse robi nuk e din saktësinë e rënies se kësaj nate, ai përpiqet që të bëjë ibadet në të gjitha netët e Ramazanit, dhe meqë zemra nuk i flenë në asnjë nate ai vazhdon me atë vrull të madh të ibadetit tërë netëve të Ramazanit. Allahu mburret para melaikeve duke u thënë: ”A nuk thoshit ju se po krijoj shkatërrues e kriminel?! Ja, shikoni angazhimin e tij për këtë nate!”
Hoxhë Sedat Islami