Pyetja:

Në cilin libër gjendet e shkruar fjala “Sadekallahul Adhim” si dhe përkthimin e kësaj fjale?

***

Përgjigjja:

Fjala ‘Sadekallahul-Adhim’ ka kuptimin “Të vërtetën e ka thënë Allahu i Madhërishëm”.
Në Kuran nuk është përmendur në këtë version, por është përmendur ngjashëm duke i munguar mbiemri “i Madhërishëm”. Siç është fjala e Allahut:

Thuaj (o Muhamed!): “Allahu thotë të vërtetën, prandaj ndiqeni fenë e pastër të Ibrahimit, i cili nuk ishte idhujtar.” (Ali Imran: 95)

Allahu e përmbushi me të vërtetë vizionin e të Dërguarit të Tij, i cili kishte thënë: “Me siguri, ju do të hyni në Xhaminë e Shenjtë, dashtë Allahu, të sigurt…” (El-Fet’h: 27)

Megjithëse thënia “Sadekallahul-Adhim” pas mbarimit të leximit të Kuranit siç praktikohet në vendet tona nuk ka ndonjë bazë fetare dhe si e tillë është bidat.

Muhamed Dërmaku