Pyetja:

Nëse gjatë tavafit duke lexuar Kuranin hasi në sexhde të leximit, a duhet ta bëjë këtë sexhde dhe si ta bëjë?

***

Përgjigjja:

Po, bëje sexhden e leximit. Dijetarët thonë: “Nëse bërësi i tavafit është duke lexuar Kuran dhe arrin tek ndonjë sexhde të Kuranit, ai i kthehet Qabes dhe bën sexhden, kuptohet nëse i mundësohet një gjë e tillë. Mirëpo, nëse nuk e bën sexhden e leximit të Kuranit nuk ka mëkat apo kompenzim (sepse, bërja e sexhdes së leximit të Kuranit është sunet e jo obligim).

Shejh Abdullah el Humejdi

Përktheu: Suad Shabani