Pyetja:

A lejohet varrimi i të vdekurit i cili posedon dhëmbë të arit?

***

Përgjigjja:

Nëse ekziston mundësia e largimit dhe nxjerrjes së dhëmbit të arit, atëherë duhet t’i largohet ai dhëmbë. Nëse nuk ekziston mundësia e largimit të tij përpos se me injekcion apo gjëra tjera që e dëmtojnë të vdekurin, atëherë bëhet varrimi ashtu siç është (me dhëmbë të arit).
Psh. Nëse dhëmbi është i mbjellur dhe vështirësohet nxjerrja e tij, duhet me operacion, injekcione etj., në këtë rast ai varroset ashtu siç është, mirëpo nëse nxjerrja e tij është e thjeshtë pa e dëmtuar të vdekurin, atëherë duhet t’i nxjerret dhëmbi i arit dhe pastaj të varroset, kjo është ajo çka mendojnë dijetarët e ehli sunetit në lidhje me këtë çështje.

Shejh Abdullah el Humejdi

Përktheu: Suad Shabani