Pyetja:
Meqë haxhiu duhet ta përshkoj të gjithë kokën e tij nëse dëshiron t’i shkurtojë flokët e tija dhe jo t’i rruaj, a i lejohet të shkurtoj vetëm disa qime nga koka e jo e gjithë koka, sepse shumë haxhilerë veprojnë kështu?
***
Përgjigjja:
Ky veprim që e bëjnë haxhilerët nuk legjitimohet sheriatikisht. Obligim është që haxhiu ta përshkoj të gjithë kokën gjatë shkurtimit të flokëve (qoftë me gërshër apo maqinë). Allahu thotë: “Kokë-rruar dhe flokë-shkurtuar, pa kurrfarë frike.” (Fet’h: 27)
Shejh Hamed Ibn Abdullah Ibn Abdulaziz el Hamed
Përktheu: Suad B. Shabani