Pyetja: A bën të hahet bukë me dorë të majtë?

Përgjigjja: Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

I Dërguari ynë, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, thotë:

– “Mos të hajë ndonjëri me të majtën e tij dhe mos të pijë me të majtën e tij. Shejtani ha dhe pi me të majtën e tij.” Shënon Tirmidhiu.

– Umer ibën Seleme thotë: “I Dërguari, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, më tha: “O djalosh, përmende emrin e Allahut, ha me të djathtën dhe ha atë që është para teje.” Shënon Buhariu dhe Muslimi.

– Gjithashtu tregohet se njëherë një njeri në prani të Profetit, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, hante me dorën e majtë dhe ai i tha: “Ha me të djathtën.” Ky tha: “Nuk mundem.” Atëherë Muhamedi, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, i tha: “Do të mundesh.” Nuk e pengoi atë të mos hajë me të djathtën vetëm se kryelartësia.” Shënon Muslimi.

Nga këto hadithe kuptojmë se sa i ka dhënë rëndësi Muhamedi, salallahu alejhi ue selem të ngrënit me dorën e djathtë. Prandaj nuk lejohet që të hamë dhe të pimë me dorë të majtë.

 Allahu e di më së miri.

Burimi: https://xhamiaeklleznes.com/