Sep 17, 2019
Pyetja: pse fukahatë e lejojnë rukjen ndaj një jobesimtari edhe pse ajetet e Kuranit aludojnë në atë se Kurani është shërim vetëm e vetëm për besimtarët, sikur që është ajeti: “Dhe, Ne, shpallim nga Kur’ani atë që është ilaç dhe mëshirë për besimtarët, e mohuesve – ai vetëm ua shton humbjen.”
Njashtu ajeti: “Thuaj: “Ai, për besimtarët është udhërrëfyes dhe ilaç.”
Duke qenë e mundshme që tregimi me të kafshuarin nga gjarpëri, që populli të kenë qenë muslimanë?
Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut.
Së pari: është përmendur më herët për lejueshmërin e rukjes ndaj një jobesimtari, qoftë me ajete Kuranore apo me lutje tjera, dhe se për këtë nuk ka divergjencë mes fukahave.
Dhe ajo që kuptohet qartë nga tranmetimet e tregimit aludojnë se ata ishin jobesimtarë.
Së dyti: kjo nuk bie ndesh me fjalën e Allahut: “Dhe, Ne, shpallim nga Kur’ani atë që është ilaç dhe mëshirë për besimtarët, e mohuesve – ai vetëm ua shton humbjen.” Sureja Isra, 82.
“Thuaj: “Ai, për besimtarët është udhërrëfyes dhe ilaç” Sureja Fusilet, 44.
Për arsye që shërimi i përmendur në Kuran është dy llojësh:
1.Shërim i zemrës nga sëmundjet e epsheve e dyshymeve, e këtë lloj nuk e përfiton një jobesimtar.
Allahu thotë: “O njerëz, ju ka ardhur madje këshilla (Kur’ani) nga Zoti juaj, ilaç për zemrat tuaja, udhëzim dhe mëshirë për besimtarët.” Sureja Junus, 57.
Ibn Kethiri (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: (ilaç për zemrat tuaja) do të thotë: nga dyshimet e mëdyshjet, e që nënkupton largimin e çdo njolle e ndyrësire. (Tefsiri i ibn Kethirit; 4/274).
- Shërimi i trupit me Kuran, me rukje; e këtu përfiton edhe muslimani edh ejomuslimani, duke u argumentuar me hadithin e Said el Hudrijut (radijAllahu anhu).
Por, padyshim që përfitimi i besimtarit është më i plotë se sa përfitimi i jobesimtarit.
Allahu e di më së miri
Përktheu: Shpend Zeneli
Islamqa.info / albislam.com