Pyetja:

A bën ndonjëherë që pas namazit farz të falim sunetin pastaj të bëjmë dhiker p.sh në (drekë, aksham dhe jaci), apo dhikri duhet të bëhet vetëm pas namazit farz?

***

Përgjigjja:

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, Muhamedin ﷺ mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Po, vetëm pas farzit bëhet dhikri, siç është transmetuar në hadithin e Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të!). Po nëse dikush e ka punën të atillë që me doemos i duhet të largohet, mund ta fal sunetin, pastaj të bëjë dhikrin, po kjo në ndonjë rast të rrallë, jo ta bëjë si traditë.

Ahmed Kalaja