Pyetja:

A ka pajtueshmëri të plotë (lexo: ixhma) në mes dijetarëve të ehlu sunetit për imam Mehdiun se do të paraqitet? Nëse po a do të ketë halifat para tij apo kur të parqitet ai do ta vendosë halifatin?

***

Përgjigjja:

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, Muhamedin ﷺ, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Pa dyshimin më të vogël te dijetarët e ehli sunetit nuk ka përcaktime se si është gjendja në detaje po përgjithshme. Siç thuhet do i rregullohet atij pushteti në një natë apo, siç thuhet, do e mbushë tokën me drejtësi ashtu siç ishte e mbushur me padrejtësi.

Ai quhet MUHAMED BIN ABDULLAH EL ALEUIJ EL HASENIJ.

Balli i tij është i gjerë, ndërsa hunda disi e kërrusur.

Vend-dalja e tij është lindja (e Gadishullit Arabik).

Ndihmuesit e tij të parë janë njerëz nga lindja.

Transmetimet për të janë 360.

Hadithe prej tyre 32. Ethere (gjurmë) 11.

Pushteti dhe rregullimi në dorë të tij bëhet për një natë.

Në kohën e tij do të zbresë Isa alejhi selam.

Lloji i transmetimit: muteuatir ose muteuatir ma’neuij.

Imam dr. Ahmed Kalaja