Pyetja:

A është e vërtetë kjo thënia: “Allahu ka ekzistuar dhe s’kish vend, Ai është ashtu siç ka qënë.” Aliu r.a.” Është transmetuar nga Ebu Mensur El-Bagdadi, në “El-Frk Bejne El-Firak”, fq. 333. A është e vërtetë kjo thënia?

***

Përgjigjja:

Kjo është prej atyre shprehjeve të cilat nuk janë përmendur as në Kuran as në Sunet e, si pasojë, pyetet thënësi i tyre për qëllimin e saj. Nëse qëllimi i tij është mohimi i të qenit Allahut lart mbi krijesat e Tij, refuzohet. E nëse qëllimi nëpërmjet saj është thjesht të tregohet se Allahu është i panevojshëm për asgjë nga krijesat e tij, themi që është e saktë si shprehje. Por, në përgjithësi, këtë si shprehje e përdorin mohuesit e cilësimit të Allahut me feukijeh – lartësim, Allahu i udhëzoftë!

Imam dr. Ahmed Kalaja