Pyetja:

A lejohet që muslimani të thotë në lavdërimin ndaj Muhamedit ﷺ: “O krijesa e parë e Allahut”?

***

Përgjigjja:

Muhamedi ﷺ është krijesa më e mirë e Allahut dhe më i lartë prej tyre (në pozitë). Por, ai nuk është krijesa e parë e Allahut. Gjëja e parë që Allahu ka krijuar është Arshi dhe nuk është Ademi e as Muhamedi ﷺ. Ndërsa ajo që transmetohet se Allahu e ka krijuar Muhamedin ﷺ nga drita dhe emrin e atij e ka bashkëngjitur me emrin Tij dhe se kur u krijua Ademi dhe iu fry shpirti, ai (Ademi) shikoi emrin e tij (Muhamedit ﷺ) të shkruar te Arshi, në lidhje me këtë nuk saktësohet asgjë nga Profeti ﷺ. Allahu e di më së miri!

Shejh Abdullah bin Humejd, “Fetaua Nurun ala Ed-Derb”

Përktheu: Unejs Sheme