Pyetja:

A ju lejohet meshkujve të vishen me rroba me ngjyrë të kuqe apo të verdhë?

***

Përgjigjja:

Mendimi më i saktë është se:
1. Nuk lejohet veshja e rrobës me ngjyrë të kuqe pa patur ndonjë vij apo përzierje me ngjyrë tjetër.
2- Lejohet veshja e rrobave me ç’do lloj ngjyre përveç atyre ngjyrave që kanë ardhur nga dy bimët: asfarv dhe shafran. Nëqoftësë rrobat janë të lyera nga këto dy bimë nga të cilat mund të dali ngjyra e kuqe ose e verdhë atëherë është e ndaluar veshja e tyre, por nëse ngjyra e tyre ka ardhur me diçka tjetër atëherë lejohet veshja e tyre.
Shejh Ibn Uthejmin ka thënë: E sakta është që rrobat e lyera me ngjyrë nga asfar apo shafran janë të ndaluara për meshkujt. [1]
Shënim: Ndalesa në këtë rast është vetëm për meshkujt dhe jo për femrat.

Përktheu: Julian Korriku———————————-
[1] “Sherh el Mumti”

Comments are closed.