Pyetja:

A ka dallim ndërmjet fjalës që themi “Kjo është fjala e Selefëve” dhe “Kjo është fjala e Ehlus Suneh”?

***

Përgjigjja:

Kuptimi është i njëjtë; selefët janë Ehlus Suneh dhe ata janë Sahabët (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!) dhe pasuesit e tyre. Atyre u thuhet es Selefus Salih dhe u thuhet Ehlus Suneh
uel xhemah. Nëse është për qëllim kjo, nuk ka asnjë problem, ngase është e njëjta frazë; Ehlus Suneh uel Xhemah dhe es Selefus Salih. Me këtë tek Ehlus Suneh janë për qëllim shokët e Profetit ﷺ dhe ata që i pasuan për mirë në akide, fjalë dhe vepra.

Shejh Abdulaziz bin Baz