Pyetja:

Nëse femrës i ngelin ditë nga agjërimi për shkak të mos agjërimit gjatë kohës së menstruacioneve, apo p.sh., sëmundjeve të ndryshme kryesisht “prishja e agjërimit me arsye”. Pastaj pas Ramazanit fillon me kompenzim mirëpo nese ajo e prish p.sh., e fillon një ditë agjërimi borxh nga Ramazani dhe e prish me arsye apo pa arsye a ka gjynah? Nëse po, cili është kompenzimi?

***

Përgjigjja:

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Ditët që kompensohen nga agjërimi i ramazanit nuk e kanë të njëjtin gjykim si ditët e ramazanit në origjinë, me kuptimin nëse njeriu e prish agjërimin. Pra, s’ka pse të ketë të njëjtat sanksione si ato të ramazanit, sepse s’kemi të bëjmë me ramazan dhe se ligji është i vlefshëm vetëm për ramazanin. Ky është, për mendimin tim, mendimi më i drejtë i dijetarëve. Allahu e di më së miri.

Imam dr. Ahmed Kalaja