Pyetja:

A lejohet dëgjimi i ilahive, dhe a janë ilahitë zëvëndësim për muzikën?

***

Përgjigjja:

Sa i përket ilahive, ndryshon dispozita e tyre, varësisht prej realitetit të tyre.

Nëse ato ilahi ngërthejnë në veten e tyre tekste mbi vlerën e Islamit, përkujtimin e Allahut, pasimin e Pejgamberit ﷺ, thirrje për ndihmesën e Islamit, ngritjen e mentalitetit të muslimanëve, përgatitjen dhe sqarimin e kurthave të armiqëve të islamit dhe gjëra të tjera me kuptime të mira dhe të lejuara, atëherë themi se ilahit e tilla janë të lejuara.

Mirëpo, nëse ato ilahi ngërthejnë në tekstet e tyre gjëra të ndaluara si muzika, bëjnë thirrje në mëkate dhe shthuarje morale, ringjallje të punëve të këqija të xhahiljetit, përzierje mes grave dhe burrave, zhveshje të grave, ose ilahi të njohura të bidatgjive, siç janë ilahitë e sufive, themi se ilahitë e tilla ndalohen në Islam, qoftë: dëgjimi i tyre, këndimi i tyre apo edhe shitja e tyre.

Komisioni i Përhershëm për Fetva, nr. 25114

Përktheu: Suad B. Shabani