Pyetja:

A lejohet që gruaja muslimane të mbajë syze dielli të cilat mund të tërheqin vëmendjen e njerëzve të huaj që mund të jenë në rrugë etj?

***

Përgjigja:

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Femra duhet të vishet në atë mënyrë që të mos tërheqë vëmendjen e të tjerëve, sepse Profeti ﷺ e ka ndaluar që femra të tërheqë vëmendjen e meshkujve, madje edhe nëse është errësirë dhe femra nuk duket ka ndaluar që gruaja të bëjë zhurmë tërheqëse për burrat, si p.sh,: të përplase takat etj.

Prandaj, edhe për veshjen duhet të veshë ato gjera që nuk janë tërheqëse për burrat, ndërsa për sa i përket syzeve nëse kombinohen me ndonjë veshje që nuk bien ne sy dhe nuk janë tërheqëse për burrat, mendoj se nuk ka ndonjë problem nëse i vesh. Por nëse janë tërheqëse dhe bien në sy, atëherë duhet t’i shmangesh në mënyrë që të mos bëhesh fitne për të tjerët. Dhe Allahu e di më së miri.

Kujtim Hasani