Pyetja:

A lejohet ta shkruajmë tespi doven me dorë dhe ngado ta mbajmë me vete?

***

Përgjigjja:

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Përse doni ta bëni këtë veprim? Nëse keni për qëllim për ta mësuar apo për t’ia mësuar dikujt, s’ka asgjë. E nëse keni qëllim tjetër veç kësaj, për hajr apo mbarësi, atëherë çështja ndryshon. Mendimi më i drejtë i dijetarëve është ai që e ndalon, duke pasur parasysh dhe aktualitetin, situatën, abuzimin, mos shenjtërimin e të shenjtës dhe shenjtërimin e të kotës. Allahu e di më së miri.

Imam dr. Ahmed Kalaja