Pyetja:

Nese familja i thotë dikujt se ose neve ose atë vajzën për shkak se nuk e duan me mbulesë. Cilën duhet të vendos besimtari?

***

Përgjigjja:

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Unë me sa mbaj mend kam trajtuar një pyetje të ngjashme me këtë edhe më herët, megjithatë them atë që e kemi përsëritur vazhdimisht: urdhri i parë është i Allahut dhe i të Dërguarit të Tij ﷺ, pastaj urdhri i dytë është i prindërve.

Rregulli thotë: “Krijuesi nuk mund të kundërshtohet duke iu bindur krijesës”. Zoti vjen para gjithçkaje dhe se çdo gjë vjen pas Zotit. T’i frikësohemi Allahut e mos të tallemi me motrat besimtare me shami apo t’i sprovojmë që të heqin shamitë se, ka për të zbritur hidhërim i paparë prej Zotit të gjithësisë. A nuk u mjafton këtyre motrave sprova e futjes në fe, sprovat e përgojimit dhe thashethemeve etj. etj., që i shtohen pas martesës së shumëpritur dhe të tilla gjëra.

Edhe një herë, dua ta përsëris, kur përplaset obligimi karshi Zotit me atë, dikujt tjetër kushdo qofte ai, i jepet përparësi obligimit të Zotit.

Ahmed Kalaja