Një pyetje hoxhë: A prish punë najsen në Islam nëse e thirri nanën e burrit tim edhe unë nanë? A kam të drejtë me e thirrë nanë? Nëse mundet me ma kthy përgjigjen inshallah. Allahu ju shpërbleftë me Xhenet Firdeus.
Përgjigje: Nëse e thërret vjehrrën tënde nënë për shkak të rrespektit ndaj saj, nuk ka ndonjë të keqe në këtë (edhepse ka prej dijetarëve të cilët nuk e kanë pëlqyer një gjë të tillë).
Thirrja e saj nënë, është sikur thirrja e ndonjë fëmiu apo të riu: O biri im, me qëllim të afrimit dhe dhembshurisë dhe jo me qëllim të konsiderimit të tij fëmiu yt. Apo sikur përdorimi i thirrjes së më të vjetërve: O axhë, edhepse ai nuk është xhaxhai yt.
Kështuqë, përdorimi i kësaj shprehje për nderim dhe rrespekt është i lejuar dhe nuk ka ndonjë ndalesë në këtë.
Ndërsa thënia se unë jam biri apo bija e filanit, duke mos qenë i/e tij, ose thirrja e ndonjërit babë ose nënë, duke e llogaritur atë prind, e duke mos e pasur atë të tillë, është e ndaluar. Thotë Muhamedi (salallahu alejhiveselem) thotë: “Prej shpifjeve më të mëdha është të thirret dikush në emër të atij që nuk e ka babë..”. (Transmeton Buhariu) Dhe thotë: “Kush thirret në emër të atij që nuk e ka babë, duke e ditur se nuk e ka babë, Xheneti për të është haram – i ndaluar”. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
Allahu e di më së miri.
Hoxhë Omer Bajrami




