Pyetësi: A lejohet që të flitet rreth gjërave të dunjasë në mes të ezanit dhe ikametit në xhami?

Shejkh Albani: Ka shtjellim rreth përgjigjes- lejohet dhe nuk lejohet. Nëse është e rastësishme, për shembull kur dikush hyn në xhami dhe aty sheh një mik të cilin nuk e ka parë për një kohë të gjatë, (dhe thotë) “Eselamu alejkum,”, “Ue alejkum selam, si je o vëlla? Si e ke familjën?” e kështu, kjo është (e folur) e dunjasë, natyrisht, dhe është e lejuar. Por që ata të ulen në xhami dhe të diskutojnë çmimet aktuale të mallrave dhe gjera të tilla, atëherë profeti ﷺ rreth një rastësie tjetëtër ka thënë ‘Xhamitë nuk janë ndertuar për këtë.”

Pra, nëse është e folur normale nuk ka kundershtim, mirëpo nëse flitet për gjëra të rastit të dunjasë, atëherë nuk lejohet.”

 

Shejh Albani Al-Hudaa wan-Noor, 54.