Pyetja:

A lejohet të vidhet nëse ato shtete ku nuk qeveriset me ligjin islam, si në mënyrë në para (bankat), me pas në pasuri (dyqanet) apo dhe mënyra tjera që të vidhet si rryma etj. A na lejohet ne si muslimanë besimtarë të veprojmë këto gjëra?

***

Përgjigjja:

Nuk lejohet në asnjë mënyrë të vidhet, edhe pse ai është i tillë si shtet apo gjykon me ligjet e kufrit, për disa arsye:

1. Ti ke hyrë atje në besë (viza është një lloj bese) që do të thotë paraprakisht i ke pranuar kushtet e tyre. Një veprim i tillë është thyerje e besës.

2. Të qenit e dikujt qafir nuk do të thotë se e bën të lejuar pasurinë apo nderin e dikujt, vetëm e vetem për faktin se është qafir, askush s’e ka thënë këtë.

3. Ku mbetet Islami ynë që duam të predikojmë dhe t’i afrojmë njerëzit e tjerë në Islam, nëse muslimanët do të silleshin kështu?!

Argumentet fetare nuk mund të shkëputen për të nxjerrë një gjykim fetar, por argumenet fetare duhet të studiohen në tërësi, pastaj të nxjerrësh gjykimin, sepse është përgjegjësi e madhe para Zotit kjo punë, sepse ka të bëjë njëkohësisht me imazhin e Islamit dhe kulturën dhe edukatën e lartë qytetare islame që ne duhet të promovojmë.

Imam dr. Ahmed Kalaja