Pyetja:
A llogaritet oborri i xhamisë si pjesë e xhamisë?
***
Përgjigjja:
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Në lidhje me oborrin e xhamisë, prej dijetarëve të Islamit kush ka thënë se është në ligjin e xhamisë dhe prej tyre ka që kanë thënë s’është në pjesëm e xhamisë dhe ka prej tyre që kanë bërë dallim ndërmjet rastit kur ai mbyllet me çelës apo është i hapur vazhdimisht dhe s’mbyllet, siç ka bërë shejh Albani, ndërsa të tjerë kanë thënë se kjo kthehet te nijeti i dhënësit të tokës nëse ai e ka pas bërë nijetin që të jetë xhami ka dispozitën e xhamisë ose për ndryshe jo, malikijtë. Për mendimin tim, dy të fundit kanë më shumë se të tjerët që kanë mbajtur qëndrime të skajshme, po më shumë përparsi i jap thënies së shejh Albanit. Allahu e di më së miri.
Imam dr. Ahmed Kalaja