Pyetja:

A mund të bëhet davet për Islamin përmes rrjeteve sociale?

***

Përgjigjja:

Mendoj se është e domosdoshme t’i përdorim këto mjete informacioni në thirrje, sepse me anë të tyre çështja u bëhet e qartë njerëzve. Gjithashtu mendoj se mjetet e informacionit duhet të përdoren për të ftuar në fenë e Allahut të Madhëruar si psh: të përcaktojë një program për thirrje në njëhsimin e Zotit (akide/teuhid), një tjetër përsa i përket Emrave dhe Cilësive të Allahut, një tjetër mund të jetë për fikhun etj., pra aktiviteti në media të jetë i gjerë dhe i përgjithshëm. Por gjithashtu të punohet me maturi e të tregohet kujdes te trajtimi i temave që mos bëhet i ngjeshur në mënyrë që të mërzisë shikuesit.

Shejh Ibn Uthejmini, “Rigjallërimi Islam”