Pyetja:

Kam një pyetje rreth qështjes së dorës.E kam kuptuar që nuk lejohet t’i flasësh për dore burrave dhe e kam ndaluar atë gjest,mirëpo po ndodh ndonjëher që nga harresa më zgjasin dorën burrat,në atë rast nuk po mundem ta lë ashtu dhe po ju flas ; në atë rast si të veproj ?

***

Përgjigjja:

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Thuaju thjesht ma bëj hallall po se jap dorën. Allahu ta lehtësoftë sepse po t’ia japësh në të tilla raste do ju ngeli hatëri të tjerëve, jo vetëm kaq po do mësojnë edhe të tjerët  kështu që me dhimbje mbylle këtë derë qysh në fillim më mirë. Allahu e di më së miri.

Ahmed Kalaja