Di shumë pak nga feja… nuk di nga ku të ja nisi.
Si të filloj të mësoj rreth fesë islame kur jam në fillim dhe si të gjej burime të besueshme?

Përgjigja:

Lavdërimet e falenderimet i takojnë Allahut s.v.t. e përshëndetjet tona me salate dhe selame të panumërta ia dedikojmë të dashurit tonë Muhamedit s.a.v.s. familjes së tij fisnike dhe shokëve të tij besinkë.
Fillimisht na gëzon interesimi i juaj për të mësuar fenë. Ju përgëzojmë me hadithin e të Dërguarit s.a.v.s i cili thotë: ” Kujt ia don Allahu të mirën ia mundësonë kuptimin e fesë” (trnsm Buhariu). Prandaj feja jonë islame filloj me fjalën “lexo” e për të vazhduar me lutjen kuranore “dhe thuaj o Zoti im më shto mua dituri” e për të konfirmuar se nuk janë të barabartë ata që dijnë me ata që nuk dijnë.
Sot, felnderimi i takon Allahut mundësitë janë të shumta, të llojllojshme dhe të lehta. Dija për të cilën përpara duhej të udhëtohej për të, sot na ka arritur në shuplakë të dorës, vetëm se a ka të interesuar.
Të sygjeroj të fillosh me hadihin e gjatë të Xhibrilit a.s. hadith ky i njohur në të cilin shpjegohen bazat e Fesë ngase edhe për këtë kishte ardhur tek i Dërguari në prezencën e shokëve të tij që tua mësojë fenë.
Prandaj merre si planprogram fillestar dhe shko duke u zgjeruar mbi të dhe rreth tij.
Këtu të sygjeroj sygjerimin e dytë po kaq i rëndësishëm: merri shpjegimet, komentimet dhe interpretimet e dijetarëve, hoxhollarëve të dëshmuar të vendit ku jeton nëpërmjet faqeve zyrtare të tyre si dhe librave të tyre.
Interneti është i stërmbushur edhe me ligjërime anonime të cilat jo rrallëherë janë devijuese më tepër sesa ushëzuese. Prandaj përmbaju mësimeve të figurave të dëshmuara të predikimit në vendet tona e të cilat falë Zotit edhe janë shumë në numër por edhe janë lartë në përgaditje.
Allahu të dhashtë mbarësi e sukses!
Vallahu A’lem.

Burimi: përgjigje.net