ÇFARË NDODHI NË DITËN E ASHURASË (Dita e dhjetë e muajit muharram)

Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe kujtoni kur për ju, Ne e ndamë detin (duke hapur shtigje në të) e ju shpëtuam, ndërkohë që ju i patë ithtarët e Faraonit të mbyteshin.”.

Është transmetuar se kjo ngjarje, pra, mbytja e Faraonit dhe shpëtimi i bijve të Izraelit ka ndodhur ditën e Ashurasë, domethënë, ditën e dhjetë të muajit Muharrem, sikurse përcjell Ahmed Ibn Hambeli nga Ibn Abbasi: 70 “Kur Profeti a.s. mbërriti në Medinë, vërejti se jehudët e agjëronin ditën e Ashurasë dhe pyeti: “Çfarë është kjo ditë që ju e agjëroni?” – “Kjo është një ditë e mirë. – i thanë. – Është dita kur Allahu i shpëtoi popullin e bijve të Izraelit dhe Musai e agjëroi atë ditë.” Atëherë,

Muhammedi ﷺ tha: “Unë jam më parësor se ju në respektin (për traditën ) e Musait.” Ai ﷺ e agjëroi atë ditë dhe urdhëroi për agjërimin e saj.”

Tefsir i Ibn Kethirit, surja el-Bekarah, 50
#Ashura2025
#عاشوراء