LUTJA E NAMAZIT TË ISTIHARES¹

Xhabiri t tregon:

“Pejgamberi ﷺ na mësonte lutjen e istihare-s për çdo çështje ashtu siç na mësonte një sure të Kuranit. Ai na këshillonte duke thënë: “Nëse ndonjëri çon nëpër mend a vendos për një çështje, le të falë dy rekate namaz nafile dhe, pas namazit, le të thotë:

اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْتَخِيرُكَ بِعِلْمِكَ، وَأَسْتَقْدِرُكَ بِقُدْرَتِكَ، وَأَسْأَلُكَ مِنْ فَضْلِكَ العَظِيمِ؛ فَإِنَّكَ تَقْدِرُ وَلَا أَقْدِرُ، وَتَعْلَمُ وَلَا أَعْلَمُ، وَأَنْتَ عَلَّامُ الغُيُوبِ، اللَّهُمَّ إِنْ كُنْتَ تَعْلَمُ أَنَّ هَذَا الأمْرَ – وَيُسَمِّي حَاجَتَهُ – خَيْرٌ لِي فِي دِينِي وَمَعَاشِي وَعَاقِبَةِ أَمْرِي – أَوْ قَالَ: عَاجِلِهِ وَآجِلِهِ – فَاقْدُرْهُ لِي وَيَسِّرْهُ لِي ثُمَّ بَارِكْ لِي فِيهِ، وَإِنْ كُنْتَ تَعْلَمُ أَنَّ هَذَا الْأَمْرَ شَرٌّ لِي فِي دِينِي وَمَعَاشِي وَعَاقِبَةِ أَمْرِي – أَوْ قَالَ: عَاجِلِهِ وَآجِلِهِ – فَاصْرِفْهُ عَنِّي وَاصْرِفْنِي عَنْهُ وَاقْدُرْ لِيَ الْخَيْرَ حَيْثُ كَانَ، ثُمَّ أَرْضِنِي بِهِ.

All-llãhumme innĩ esteḣĩruke bi ’ilmike, we esteḳdiruke bi ḳudratike, we es’eluke min faḍlikel ‘aḍhĩm, fe inneke teḳdiru we lã eḳdiru, we ta’ëlemu we lã a’ëlemu, we  Ente ’al-lãmul ġujũb. All-llãhumme in kunte ta’ëlemu enne hãdhel emra – (këtu përmend hallin që ka) – ḣajrun lĩ fĩ dĩnĩ we me’ãshĩ, we ‘ãḳibeti emrĩ, – ’ãxhilihi we ãxhilihĩ, – feḳdurhu lĩ we jessirhu lĩ, thumme bãrik lĩ fĩhi! we in kunte ta’ëlemu enne hãdhel emra sherrun lĩ fĩ dĩnĩ we me’ãshĩ we ’ãkibeti emrĩ, – ’ãxhilihi we ãxhilihi, – faṣrifhu ‘annĩ, waṣrifnĩ ’anhu, wekdur lijel ḣajra ḥajthu kãne, thumme erḍinĩ bihi.

(O Allah! Kërkoj të më japësh më të mirën, më të mbarën e më të dobishmen, për shkak se Ti di gjithçka! Kërkoj të ma bësh të mirën të mundur me Fuqinë Tënde! Kërkoj të më dhurosh nga mirësia Jote e madhe, sepse Ti ke fuqi për gjithçka, kurse unë nuk kam mundësi! Ti di çdo gjë, kurse unë nuk di! Ti je Njohësi i të fshehtave! O Allah! Nëse kjo gjë, – dhe përmend gjënë për të cilën bën istihare, – sipas Dijes Tënde, është në të mirën e në dobinë e fesë sime, të jetës sime dhe përfundimit të punëve të mia, – (ose sipas një varianti tjetër: më e mirë për punët e mia të tanishme dhe të mëvonshme), – atëherë ma mundëso, ma bëj mbarë ta realizoj dhe ma bëj të begatshme! E nëse kjo gjë, – përmend gjënë për të cilën bën istihare, – është e dëmshme për fenë time, jetën time dhe përfundimin e punëve të mia, – (ose sipas një varianti tjetër: për punët e mia të tanishme dhe të mëvonshme), – atëherë largoje atë prej meje, dhe ma hiq mendjen prej saj! Më mundëso të mirën kudo qoftë dhe më bëj të kënaqur me të!).[2]

Nuk ka për t’u bërë pishman një njeri që i bën lutje istihare Krijuesit, që këshillohet me besimtarët dhe që sigurohet e tregon kujdes në punët e veta, sepse Allahu i Lartësuar thotë: “Këshillohu me ata për çështjet. Kur të vendosësh për diçka, mbështetu tek Allahu”[3].


[1][Istiḣare do të thotë: T’i lutesh Allahut të zgjedhë atë që është më e mira. Kjo lutje bëhet menjëherë pas faljes së dy rekateve nafile].

[2]Buhariu.

[3]Ali Imran 159.