Pyetje: A ekziston ndonjë argument për katër rekate sunet para farzit të jacisë.

Përgjigje: Jo nuk ekziston argument për faljen e katër rekateve sunet para farzit të jacisë. Argumentet dëshmojnë që para farzit të jacisë ka vetëm dy rekate nafile dhe jo katër sunet.

Ka ardhur hadith i saktë që argumenton për dy rekate nafile, thotë Profeti paqja e Zotit qoftë mbi të:

 “يبن كل أذانين صلاة”

“Mes dy ezaneve (ka për qëllim ezanit dhe ikametit) falen dy rekate nafile” dhe kjo nuk është vetëm për jacinë për çdo namaz.

Namazet sunete që janë përmendur në hadithet e sakta janë: 

-2 para farzit të sabahut,
-4 para farzit te drekës dhe 2 pas farzit te drekes,
-2 pas farzit të akshamit,
-2 pas farzit të jacisë.
Këto që përmenda tani janë 12 rekate sunet që quhen “sunete rauatib”.

Ndërsa për “sunetet rauatib” hadithet janë të shumta, ndër to hadithi: “Dhe kush i fal 12 rekate sunet i ndërtohet një kështjellë në xhenet.”

Pra për katër rekate sunet para farzit të jacisë nuk ka asnjë argument…

Argumenti është që janë 2 rekate sunet pas jacisë dhe para çdo namazi mes ezanit dhe ikametit mund të falen 2 rekate nafile por jo sunete…

Pyetje : Dhe a mund t’i falesh katër rekate pa ndarë pra jo dy nga dy?
Nëse po në çfarë mënyre (bëhet fjalë për sunnetet)?

Përgjigje: sa i përket pyetjes se si falen sunetet?
Ato falen dy nga dy njësoj sikur je duke falur namazin e sabahut.

/Adelina Kuçana/