Pyetja:
Cilat janë mirësitë e dhikrit?
***
Përgjigjja:
Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kush thotë:
“Subḥãnall-llãhi we biḥamdihi!” do t’i fshihen gjynahet, qofshin edhe sa shkuma e detit.”[1]
Kush thotë dhjetë herë:
لَا إِلَهَ إِلَّا اللهُ وَحْدَهُ لَا شَرِيْكَ لَهُ، لَهُ الـمُلْكُ، وَلَهُ الـحَمْدُ، وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيءٍ قَدِيرٌ
Lã ilãhe ilall-llãhu waḥdehu lã sherĩke leh, lehul mulku we lehul ḥamdu we huwe ‘alã kul-li shej’in ḳadĩr.
(S’ka të adhuruar me të drejtë veç Allahut, Një dhe i Pashoq! Atij i takon sundimi dhe lavdia, dhe Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë!”, ka shpërblim si ai që liron nga skllavëria katër vetë prej pasardhësve të Ismailit).[2]
Dy fjalë janë të lehta për t’u shqiptuar me gjuhë, të rënda në peshore dhe të dashura tek Mëshiruesi:
سُبْحَانَ اللَّـهِ وَبِحَمْدِهِ، سُبْحَانَ اللـهِ العَظِيمِ.
Subḥãnall-llãhi we biḥamdihi, Subḥãnall-llãhil ‘aḍhĩm.
(Shpreh lartësimin se) Allahu është i Dëlirë nga të metat, duke e ngritur lart dhe lavdinë e Tij! Allahu i Madhëruar është i Dëlirë nga çdo e metë!).[3]
«Të them: “Subḥãnall-llãh, wel-ḥamdu lil-lãh, we lã ilãhe il-lall-llãh, wall-llãhu ekber”, e dëshiroj më shumë, sesa të kisha gjithçka që kapin rrezet e diellit.”[4]
Pejgamberi ﷺ tha njëherë: “A nuk keni mundësi të fitoni çdo ditë një mijë të mira?!” Njëri nga ata që ishin ulur me të pyeti: “Si mund të fitosh një mijë të mira?” Pejgamberi ﷺ iu përgjigj: “Duke thënë njëqind herë: ‘Subḥãnall-llãh’, se kështu të shkruhen njëmijë të mira, ose të fshihen njëmijë gjynahe.”[5]
“Kush thotë:
سُبْحَانَ اللـهِ العَظِيمِ وَبِحَمْدِهِ.
Subḥãnall-llãhil ‘aḍhĩm we biḥamdihi!
(Allahu i Madhëruar është i dëlirë nga të metat. Lartësoj lavdinë e Tij), i mbillet një pemë në Xhenet.”[6]
Pejgamberi ﷺ i tha sahabiut: “O Abdullah ibn Kajs! A të tregoj për një thesar të Xhenetit?”
– “Posi, o i Dërguari i Allahut” – i tha Ibn Kajsi. Profeti ﷺ i tha: “Thuaj: ‘Lã ḥawle we lã ḳuwwete il-lã bil-lãh.[7]
Pejgamberi ﷺ ka thënë:
“Shprehjet më të dashura tek Allahu janë katër: “Subḥãnall-llãh, welḥamdu lil-lãh, we lã ilãhe il-lall-llãh, wall-llãhu ekber.” Nuk ka shumë rëndësi renditja e tyre.”[8]
Një nomad shkoi tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i tha: “Më mëso ca fjalë, që t’i përmend rregullisht”. Pejgamberi ﷺ iu përgjigj: “Thuaj:
لَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ وَحْدَهُ لَا شَرِيكَ لَهُ، اللَّهُ أَكْبَرُ كَبِيراً، وَالْحَمْدُ لِلَّهِ كَثِيراً، سُبْحَانَ اللَّهِ رَبِّ العَالَمِينَ، لَا حَوْلَ وَلَا قُوَّةَ إِلَّا بِاللَّهِ الْعَزِيزِ الْحَكِيمِ.
Lã ilãhe il-lall-llãhu waḥdehu lã sherĩke lehu. All-llãhu ekberu kebĩran, welḥamdu lil-lãhi kethĩran, Subḥãnall-llãhi rabbil ‘ãlemĩn, lã ḥawle we lã ḳuwwete il-lã bil-lãhil ’Azĩzil Ḥakĩm.
(Nuk ka të adhuruar tjetër të merituar veç Allahut, Ai është i vetëm dhe i pashoq. Allahu është më i madhi. Lavdia e shumtë i takon Allahut. I Patëmetë është Allahu, Zoti i botëve. S’mund të bëhet asnjë lëvizje dhe nuk ka fuqi për diçka veçse me vullnetin e Allahut, të Gjithëfuqishmit e të Urtit).
Nomadi tha: “Këto janë për të përmendur Zotit tim, po ç’lutje të bëj për veten? Pejgamberi ﷺ iu përgjigj: “Thuaj:
اللَّهُمَّ اغْفِر لِي، وَارْحَـمْنِي، وَاهْدِنِي، وَارْزُقْنِي.
All-llãhummeġfir lĩ, werḥamnĩ, wehdinĩ, werzuḳnĩ.
(O Allah! Më fal, më mëshiro, më udhëzo dhe më furnizo!).”[9]
Kur dikush bëhej musliman, Pejgamberi ﷺ i mësonte namazin, e pastaj e këshillonte të lutej me këto fjalë:
اللَّهُمَّ اغْفِرِ لِي، وَارْحَمْنِي، وَاهْدِنِي، وَعَافِنِي وَارْزُقْنِي.
All-llãhummeġfir lĩ, werḥamnĩ, wehdinĩ, we ‘ãfinĩ, werzuḳnĩ.
(O Allah! Më fal, më mëshiro, më udhëzo, më ruaj nga të këqijat dhe më furnizo).[10]
Lutja më e mirë është: “Elḥamdu lil-lãh”, kurse dhikri më i mirë është:
Lã ilãhe il-lall-llãh.”[11]
Fjalët më të mira, që u mbetet shpërblimi përgjithmonë, janë:
“Subḥãnall-llãh, welḥamdu lil-lãh, we lã ilãhe il-lall-llãh, wall-llãhu ekber, we lã ḥawle we lã ḳuwwete il-lã bil-lãh”.[12]
————————–
[1] Buhariu dhe Muslimi
[2] Buhariu dhe Muslimi
[3] Buhariu dhe Muslimi
[4] Muslimi
[5] Muslimi
[6] Tirmidhiu dhe Hakimi (Sahih Xhami dhe Sahih Tirmidhi)
[7] Buhariu dhe Muslimi
[8] Muslimi
[9] Muslimi. Ebu Davudi sjell edhe këtë shtojcë: «Kur beduini u largua, Profeti ﷺ tha: “I mbushi duart me mirësi (me bërjen e këtij dhikri dhe të kësaj lutjeje)”.
[10] Muslimi. Në një transmetim tjetër po të Muslimit shtohet se Pejgamberi ﷺ i tha: «Këto fjalë t’i përbmledhin çështjet e jetës tënde të dynjasë dhe të ahiretit».
[11] Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Hakimi (Sahihul Xhami).
[12] Ahmedi, Nesaiu, Ibn Hibani dhe Hakimi.