Pyetja:

Prej 19 maj deri me 24 maj është panairi i librit në Kosovë. Më këshillo për disa libra që ia vlen muslimani qe t’i ketë në biblotekën e vet?

***

Përgjigjja:

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Në radhë të parë, s’e di çfarë nuk ke që më pas të të këshilloj se çfarë duhet të kesh. Megjithatë shih libra të rëndësishëm të Akides të dijetarëve të mëdhenj. Mos hezito, p.sh.: në librat e Ibn Tejmijes, Ibn Kajimit, Bin Bazit, Albanit, Ibn Uthejminit, Feuzanit dhe konsultohu me nxënësit e dijes atje ku ti jeton.

Ahmed Kalaja