Pyetja:

“A është e lejuar të shiten produkte që nuk i ke blerë të shiten drejtpërdrejt nga furnizuesi te blerësi, pra te klientela?”

Përgjigjja:

“Ajo që kuptohet sot dhe që është e rregulluar si sistem, në parim themi po. E dimë që Pejgamberi (alejhi es-selatu ves-selam) ka thënë: ‘Mos e shit atë që nuk e posedon’, por kjo nuk duhet të keqkuptohet. Hadithi është më i gjerë dhe dispozita ka për qëllim të na ruajë nga mashtruesit. Domethënë, nëse dikush ka, le të thoshim, një lopë apo një dele dhe thotë: ‘Po ta shes viçin që do të lindë nga kjo lopë pas dy vitesh’, kjo nuk dihet. Ose dikush ka disa pemë dhe thotë: ‘Më jep paratë sivjet, e kur të bëhen pemët vitin që vjen , unë do të ta shes atë prodhim me çmimin që ta mora sot’. Ajo gjë ende nuk ekziston, prandaj kjo është e ndaluar.

​Por, nëse produkti ekziston, ta zëmë e ka një fabrikë e caktuar në stokun e vet qoftë makinë, i dihen karakteristikat, i dihen detajet dhe është i sigurt kalimi nga pika A te pika B, ti je thjesht ndërmjetësues dhe reklamon aty. Për shembull, sikurse sjellin sot makinat nga jashtë: ai i merr paratë, e paguan mjetin në shtetin përkatës dhe pas disa ditësh makina të vjen në shtëpi. Ose siç blejnë produkte në Amazon, ku platforma i ka ato produkte që shet.

​Ky sistem, inshAllah Ta’ala, po, është i lejuar përderisa nuk ka hile, mashtrime apo tjetërsim të karakteristikave të produktit. E nëse pastaj dikush bën dallavere, ato mashtrime dhe manipulime që bën janë të ndaluara (haram).”

/Hoxhë Lulzim Susuri/