Pyetje:

Cilat vepra llogariten bidat?

***

Përgjigje:

Çdo vepër me të cilën synohet afrim tek Allahu, e cila nuk ka mbështetje në bazat e sheriatit, llogaritet si bidat. Feja është përfunduar në kohën e Pejgamberit ﷺ, kur ka zbritur ajeti 3 në suren Maide: “…Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju Islamin fe…”. Pejgamberi ﷺ nuk ka lënë gjë pa treguar në lidhje me fenë, për këtë shkak nuk ka nevojë që dikush të thotë nga mendja e vet se kështu e kështu duhet të bëhet në fe, por i mjafton atij që ta mësojë Kuranin dhe hadithin e Pejgamberit ﷺ e t’i zbatojë ato në jetën e vet, se Allahu nuk ka harruar gjë, sepse Ai nuk harron: “… Zoti im nuk gabon e as nuk harron”. Ta-Ha 52

Abdullah b. Mesudi ka thënë: Ajo që ka qenë fe në kohën e Pejgamberit ﷺ është edhe sot fe, e ajo që nuk ka qenë fe në kohën e Pejgamberit ﷺ edhe sot nuk është fe.

 

Source link