Përgjigjja:

1) Nefsi urdhërues për të keq, ose ndjekja e dëshirave dhe kërkesave të diktuara nga nefsi dhe epshi, të cilat na çojnë në kundërshtimin e Allahut.
Kështu na mëson Allahu në Kuran:

“…sepse shpirti (i njeriut) është fort i prirë për të keqe, përveç atij që e mëshiron Zoti im. Me të vërtetë, Zoti im është Falës dhe Mëshirëplotë.”
[Jusuf: 53]


2) Shejtani i mallkuar, misioni i të cilit është lajthitja e njeriut dhe mashtrimi i tij derisa ta çojë në zjarr të xhehenemit.
Allahu fuqiplotë thotë në Kuran:

“…dhe mos ndiqni gjurmët e djallit, sepse ai është njëmend armiku juaj i hapur.”
[El-Bekare: 168]


3) Shokët e këqij, të cilët nxisin njerëzit për vepra të këqija dhe i pengojnë nga veprat e mira.
Allahu thotë:

“Atë Ditë miqtë do të bëhen armiq të njëri-tjetrit, përveç të drejtëve, që e kanë pasur frikë Allahun.”
[Ez-Zuhruf: 67]