Pyetja:
Cili është historiku i 1 Majit?
***
Përgjigjja:
Në vitin 1889, asociacioni botëror i partive socialiste kishte mbajtur një konferencë në
Paris dhe u kishte dhënë mbështetje kërkesave të lëvizjes së punëtorëve në Amerikë që
orari ditor punës të jetë e kufizuar në tetë orë. Të pranishmit zgjodhën 1 majin e vitit
1890 për demonstrata dhe mbështetjen e këtij vendimi.
Prej këtij viti, 1 Maji mbeti festë me emrin Festa e Punës, ndërsa shumica e shteteve të
botës e quajnë festa e 1 Majit. Po ashtu, shumica e shteteve arabe dhe islamike nuk janë
kursyer nga risia e kësaj feste. Në atë ditë, nuk punohet, dmth punëtorët marrin pushim
zyrtarisht.
Kjo festë ka origjinën në festat e idhujtarëve mosbesimtarë dhe nderohet tek grupimet e
ehlul kitabëve, kurse ka mbetur traditë vjetore tek të tjerët. Festën e punës e sollën
adhuruesit e drurëve, që identifikoheshin me grupimin e Druidëve. Po ashtu, thuhet se
të parët të cilët e zbatuan ishin Egjiptianët e vjetër dhe Indianët, dhe e quanin Festa e
pranverës. Anglezët e kanë marrë nga Romakët gjatë ekspeditave të tyre në Angli,
ndërsa Romakët e kremtonin këtë ditë si festë të luleve dhe i mblidhnin lulet për zotin e
luleve, qoftë i lartësuar Allahun nga shpifjet e tilla. Në shekullin e mesëm, kjo ditë tek
anglezët u bë festë e veçantë. Ata, në këtë ditë, kanë ceremoni dhe tradita të veçanta,
meqë mbledhin lule dhe me to i zbukurojnë shtëpitë dhe kishat e tyre.
Në Francë, 1 Maji konsiderohet si festë fetare, pasi [sipas tyre] ka të bëjë me virgjëreshën
Mari dhe e konsiderojnë të shenjtë muajin Maj. Femrat e reja, në këtë ditë, në kishat e
tyre kurorëzoheshin si mbretëreshat që, më vonë, nga nderimi për virgjëreshën Mari,
dilnin për procesione te veçanta.
Dr. Ibrahim ibn Muhammed el-Akil, “Festat jobesimtare dhe qëndrimi i muslimanëve ndaj tyre”
Përktheu: Ebu Unejs