Pyetja:
Cili është vendimi mbi hedhjen në plehra të pjesës së mbetur të ushqimit, e cila
nuk mund të shfrytëzohet më?
***
Përgjigjja:
Sa i përket ushqimit, i cili nuk do të përdoret, nuk prish punë që të hidhet në
plehra. Sa i përket ushqimit të mirë, i cili mund të hahet, madje edhe nga shtazët, nëse
ka mundësi që këtë ushqim ta hanë shtazët apo shpezët, atëherë nuk është e lejueshme
të hidhet në plehra, ngaqë ky ushqim është i çmueshëm dhe mund të shfrytëzohet. Ta
gjuash atë në plehra, do të thotë që ta përbuzësh dhe ta humbësh atë. Kështu, nëse këto
mbetje janë nga ushqimi, nga i cili mund të ketë dobi, atëherë nuk është e lejueshme të
hidhet në plehra; nëse është i padobishëm dhe i prishur, atëherë s’prish punë që të
hidhet.
Shejh Salih el-Feuzan
Nga kaseta: “el-Lika el-Maftuh” nr.21