1. Të therim kurban për hir të Allahut

Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, ka thënë:
“Nuk lejohet therja e ndonjë kafshe tek varrezat në Fenë Islame”.
(Ebu Davudi)

2. Ndalohen gjërat e përmendura në vijim:

  • ngjyrosja e varrit;
  • ulja mbi varr;
  • ndërtimi mbi varr apo shtimi i varrit;
  • mbishkrimet në varre.

Sepse Xhabiri, radijallahu anhu, na tregon e thotë:
“Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, ka ndaluar ngjyrosjen e varrit, uljen mbi varr, ndërtimin mbi varr, apo shtimin e varrit dhe mbishkrimet në varre”.
(Muslimi)

3. Namazi në drejtim të varrezave

Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, thotë:
“Mos u falni në drejtim të varreve”.

4. Namazi në varreza, edhe nëse nuk drejtohemi nga varrezat

Ebu Seid El-Hudriu, radijallahu anhu, na tregon se Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, ka thënë:
“E gjithë toka është xhami përveç hama-meve dhe varrezave”.
(Ebu Davudi)

5. Ndërtimi i xhamisë mbi varr

Na tregon Aishja dhe Abdullah ibën Abasi, radijallahu anhuma, se kur Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, ishte në sëmundjen e vdekjes, e mbulonte fytyrën me një kadife, e kur e pengonte, e zbulonte fytyrën dhe thoshte:
“Allahu i mallkoftë hebrenjtë dhe të krishterët, për shkak se varret e Pejgamberëve të tyre i shndërruan në xhami”,
e na e tërhiqte vërejtjen nga ajo që kanë bërë.
(Buhariu dhe Muslimi)

Aishja, radijallahu anha, na tregon se Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, në agoniën e vdekjes nga e cila nuk u ngrit më, tha:
“Allahu i mallkoftë hebrenjtë dhe të krishterët, për shkak se varret e pejgamberëve të tyre i shndërruan në xhami”.
Po të mos ishte kjo ndalesë, do të ngrihej varri i Pejgamberit, salallahu alejhi ue selem, mirëpo u frikësuan se mund të shndërrohet në xhami.
(Buhariu dhe Muslimi)

6. Shndërrimi i varrit në mauzole që vizitohet

Shndërrimi i varrit në mauzole që vizitohet në kohë të caktuar dhe në sezone të ditura për të bërë adhurime në atë vend, ose për qëllime tjera.

Ebu Hurejre, radijallahu anhu, na tregon se Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, ka thënë:
“Mos e shndërroni varrin tim në festë, shtëpitë tuaja mos i shndërroni në varre dhe kudo që të jeni më dërgoni salavate, sepse salavatet tuaja më arrijnë mua”.
(Ebu Davudi)

7. Udhëtimi enkas për vizita të varrezave të caktuara

Ebu Hurejre, radijallahu anhu, na tregon se Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, thotë:
“Mos bëni përgatitje të veçanta për të vizituar ndonjë xhami përpos tre xhamive: Qaben, Xhaminë e Pejgamberit dhe Mesxhidul-Aksanë”.
(Buhariu dhe Muslimi)

8. Ndezja e qirinjve në to

Nuk lejohet ndezja e qirinjve apo llambave në varre, sepse këtë vepër nuk e kanë bërë muslimanët e parë të devotshëm (selefus-salih), kurse Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, ka thënë:

“Çdo shpikje është risi dhe çdo risi shpie në zjarr”.
(Ibn Maxhe)

Gjithashtu me këtë veprim njeriu bën harxhime të kota, ndërkaq argumentet fetare e ndalojnë harxhimin e kotë.

Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, thotë:
“Allahu ua urren tre gjëra: thashethemet, harxhimin e pasurisë kot dhe pyetjet e shumta”.
(Buhariu dhe Muslimi)

9. Thyerja e eshtrave

Ndalohet thyerja e eshtrave të vdekurve, sepse Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, thotë:
“Thyerja e ashtit e të vdekurit është njësoj si thyerja e ashtit e të gjallit”.
(Ebu Davudi)

 

Burimi: ” Përmbledhje e Fikhut” Autor: Abdul-Adhim Bedevi