DHIKRI KUR DEL NGA SHTËPIA
بِسْمِ اللَّهِ، تَوَكَّلْتُ عَلى اللَّهِ، وَلَا حَوْلَ وَلَا قُوَّةَ إِلَّا بِاللَّهِ.
Bismil-lãh, tewekkeltu ‘alall-llãhi we lã ḥawle we lã ḳuwwete il-lã bil-lãh.
(Në emër të Allahut! Jam mbështetur tek Allahu! S’mund të bëhet asnjë lëvizje dhe s’ka fuqi për asgjë veçse me ndihmën e Allahut).

اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ أَنْ أَضِلَّ، أَوْ أُضَلَّ، أَوْ أَزِلَّ، أَوْ أُزَلَّ، أَوْ أَظْلِمَ، أَوْ أُظْلَمَ، أَوْ أَجْهَلَ، أَوْ يُجْهَلَ عَلَيَّ.
All-llãhumme innĩ e’ũdhu bike en eḍil-le ew uḍal-le, ew ezil-le ew uzel-le, ew eḍhlime ew uḍhleme, ew exhhele ew juxhhele ‘alejje.
(O Allah! Më ruaj që të mos bie në humbje dhe të mos më çojë ndokush në humbje; që të mos gabohem dhe të mos më gabojë kush; që të mos dëmtoj ndokënd dhe të mos më dëmtojë kush; që të mos sillem keq me askënd dhe të mos sillet keq askush me mua!).

 

DHIKRI KUR HYJMË NË SHTËPI
Pejgamberi ﷺ thotë: “Kur burri hyn në shtëpi, le të thotë:
بِسْمِ اللَّهِ وَلَجْنَا، وَبِسْمِ اللَّهِ خَرَجْنَا، وَعَلَى اللَّهِ رَبِّنَا تَوَكَّلْنَا.
Bismil-lãhi welexh’nã, we bismil-lãhi ḣaraxh’nã we ‘alall-llãhi rabbinã tewekkelnã.
(Me emrin e Allahut hyjmë në shtëpi e po me emrin e Tij dalim, dhe Allahut, Zotit tonë, iu mbështetëm!”. Pastaj le t’i japë selam familjes së vet).

 

Seid el Kahtani – MBUROJA E MUSLIMANIT – (Dhikri i Kuranit dhe Sunetit)