Pyetje: Një njeri kryen vepra të mira dhe mundohet t’i fshehë nga njerëzit nga frika se mos bie në syefaqësi, por ama gëzojet e ndjehet i lumtur nëse dikush nga njerëzit e merr vesh pa qëllim këtë gjë. A është kjo syefaqësi? Dhe, a është lënia e punëve të mira në sy të njcrëzve syefaqësi ?

Përgjigje: Ajo që duhet të ketë parasysh besimtari, është sinqeriteti për Allahun në punën e tij. Ky është obligim. Nuk duhet që njeriu t’u dorëzohet mendimeve të cilat bezdisin zemrën për syefaqësi. Sepse nëse do t’u dorëzohet këtyre mendimeve, do të lësh shumë punë të mira pa bërë,
Besimtari i sinqertë është ai që nganjëherë e shfaq e nganjëherë e fsheh punën e tij. Si të jetë e nevojshme. Prandaj Allahu i madhëruar i lavdëron ata që shpenzojnë pasurinë e tyre haptas dhe fshehtas, kur thotë:

“Ata e shpenzojnë pasurin e tyre natën e ditën, fshehtas dhe haptas, e kanë shpërblim tek Allahu. Për ta nuk ka as frikë e as mërzitje.” Bekare:44
Edhe ti, o vëllai im musliman, shiko atë që është më e mirë dhe bëje. Jepi fund syefaqësisë dhe largohu prej saj. E mos e mëso veten në asnjë mënyrë që të kërkosh kënaqësinë e krijesave apo pëlqimin e shikimit të punëve të tua nga njerëzit.
Për sa i përket kënaqësisë që ndien mbasi ke kryer ndonjë ibadet, e ti e ke kryer për hir të Allahut, kjo padyshim nuk të dëmton fare. Përkundrazi, kjo mund të jetë për gëzim për besimtarin, për të cilin Allahu i madhëruar ka thënë: “Pa dyshim, miqtë e Allahut nuk do të kenë arsye për t’u frikësuar dhe as për t’u dëshpëruar. (Të tillëy janë) ata që besojnë dhe që (i) frikësohen (Allallut). Ata i pret lajmi i mirë në këtë jetë dhe në tjetrën.” Junus:62-64

Ka dallim ndërmjet atij që e kryen një punë për ta parë njerëzit dhe lavdëruar, dhe ndërmjet një tjetri që e kryen një punë për hir të Allahut, por nëse njerëzit e marrin vesh, gëzohet. Ai gëzohet për atë që Allahu i ka dhuruar e ky gëzim nuk e dëmton në asgjë.

Ndërsa lënia e punës së mirë nganjëherë prej frikës së syefaqësisë, është një vesveseve me të cilat shejtani ngacmon zemrën. Pra duhet ta bësh adhurimin, edhe pse mund të mendosh se është e përzier me syefaqësi. Në këtë rast thuaj: Eudhu bil-lahi minesh-shejtanirr-rraxhim. Kërko nga Allahu ndihmë dhe vazhdo në kryerjen e adhurimeve.

Muhamed ibn Salih el-Uthejmin

*Shkëputur nga libri Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime