Pyetja:
Ditët e Teshrikut janë ditë ngrënieje, pirjeje dhe përmendjeje të Allahut të Lartësuar. Çfarë do të thotë kjo, o shejh?

Përgjigja:
Kjo do të thotë se ato ditë nuk agjërohen. Pejgamberi ﷺ e ndaloi agjërimin në ditët e Teshrikut dhe dërgoi dikë të thërrasë mes njerëzve që të mos agjërojnë, sepse ato janë ditë ngrënieje, pirjeje dhe përmendjeje të Allahut. Njerëzit hanë, pinë dhe afrohen tek Allahu me therje kurbani, qofshin kurbane haxhi apo kurbane bamirësie. Kështu që hanë dhe pinë. Ato nuk janë ditë agjërimi, as për agjërim obligativ, as për agjërim vullnetar. Madje është obligim të mos agjërohet në Ditën e Bajramit dhe në ditët e Teshrikut, të cilat janë katër ditë që agjërimi në to nuk lejohet. Ato janë ditë ngrënieje, pirjeje dhe përmendjeje të Allahut.

Shejkh Bin Bazi Allahu e mëshiroftë
(Nga emisioni: Nur ‘ala ed-Derb)
https://t.me/hoxheebubekrruli