Pyetje: Çfarë gjykimi ka për të kuqen e pastër pa përzierje (me ngjyra të tjera)?
Përgjigje: Disa dijetarë e kanë konsideruar të papëlqyeshme (mekruh) veshjen e rrobave krejtësisht të kuqe që nuk kanë asnjë përzierje (me ngjyra të tjera).
Disa të tjerë nuk e kanë konsideruar të papëlqyeshme këtë për shkak të haditheve të përgjithshme që lejojnë veshjen e rrobave të kuqe dhe të zezë.
Ndërsa disa të tjerë e kanë konsideruar të papëlqyeshme vetëm të kuqen shumë të ndezur e cila nuk ka asnjë përzierje, duke u mbështetur në hadithe që janë transmetuar për këtë çështje.
Pyetje: Po cili është gjykimi i saktë?
Përgjigje: Allahu e di më së miri. Ajo që duket më e saktë është se veshja e rrobave të kuqe është e lejuar sepse hadithet për veshjen e rrobave të kuqe janë më të sakta dhe më të qëndrueshme.
Pyetje: Po nëse e kuqja është veshje për famë (dalluese)?
Përgjigje: Veshja për famë (dalluese) nuk lejohet qoftë e kuqe, e gjelbër, e zezë apo e bardhë.
Bera ibn Azib -radijAllahu anhu- ka thënë:
“Asnjëherë nuk kam parë ndonjë flokëgjatë të veshur me rroba të kuqërremta më të bukur sesa profetin ﷺ. Flokët e tij i preknin në supe. Ishte shpatullgjerë, as i gjatë e as i shkurtër.”
Transmeton Bukhari dhe Muslimi.
Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com