Përgjigje: Fërkimi dhe kërkimi i bereqetit në pëlhurën e Qabesë janë prej bidateve.

Kjo nuk ka bazë nga Resulull-llahu,sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem,. Kur njëherë Muavije bin Ebi Sufjani, radijall-llahu anhu, bënte tavaf dhe gjatë tërë tavafit u fërkonte në muret e Qabesë, për këtë gjë e qortoi Abdullah bin Abbasi ,radijall-llahu anhu,. Muaviju u përgjigj: “Asgjë nga Qabeja nuk është për t’u lërë”, Ibën Abbasi ia ktheu: “Shembulltyrë për juve është Resulull-llahu, unë e kam parë Resulull-llahun, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, duke prekur vetëm dy këndet e Jemenit” d.m.th. gurin e zi dhe këndin e Jemenit.

Kjo është argument se ne për prekjen e Qabesë dhe këndet e saja bazohemi vetëm në atë që është treguar në sunet.

Sepse shembulltyra më e mirë është Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem..

Ndërsa, kapja për pjesën e Qabesë, mes derës së saj dhe gurit të zi, kjo është transmetuar se sahabët e kanë bërë këtë, janë kapur në atë pjesë dhe janë lutur. uAll-llahu a’lem.

Burimi: “Kushtet e Fesë” Nga Sheih Uthejmini