Pyetje:Selam alejkum vella i dashur allahu te shperbleft me te mira ne ket jet edhe ne ahiret si ashtu edhe gjithve vllaznive muslimn edhe motrave tona muslimane Allahu xh.sh na mbroft te gjith vellezerit musliman e muslimane .Falenderimi i takon vetem ALLAHUT NJE I TE GJITH BOTRAVE dhe Paqja dhe meshira qofshin mbi Muhamedin sala llahu alejhi ve selem Amin.
Hoxh i nderuar pytja ime esht se une gjindem ne paris jam tuj jetu me nje frangjeze dhe i kam tre femij e du me e shlu ket grua se esht katolike por mi respekton te gjitha kushtet e fejes e un jam shum pishman qe kam ba femij me ket grua si esht puna per femij a esht mekat me ja lan frangjezez apo ti ndaj femijet prej nanes se vet esselamu alejkum rahmetulla e ve berekjatuhu
Përgjigje: Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Ue alejkumus selamu ue rahmetullahi ue berekatuhu!
A nuk mund të gjendet një zgjidhje e mesme? Që do të thotë që martesa të vazhdojë me të, ndërkohë që të ftohet vazhdimisht në fe me urtësi, qetësi, dashuri. Ta njohësh me motra besimtare atje, t’i japësh literaturë islame, ndoshta Allahu e udhëzon e ti i merr sevapet. Me e lëshu gruan është gjë e lehtë, divorci me një fjalë bëhet po puna çfarë do bëhet më pas? Unë të këshilloj të mos e divorcosh po ta ftosh atë vazhdimisht në fenë islame, nëse bëhet myslimane, elhamdulilah, e nëse jo, Allahu e udhëzoftë! Ndërsa në lidhje me fëmijët, t’i obligohesh për ta dhe se ata ndjekin fenë e babait, në ketë rast Islamin .
Kështu që ndrysho kursin, o vëlla me bindje e dua do të kesh sukses. Kur të vish këtej nga Albania na thuaj, takohemi e flasim më gjerë.
Ahmed Kalaja