Pyetja:

Për sa u përket dhjetë ditëve (të para) të Dhulhixhes dhe dhjetë netëve (dhe ditëve të fundit) të Ramazanit, cilat nga këto kanë epërsi më të madhe?

***

Përgjigjja:

Dhjetë ditët (e para) të Dhulhixhes kanë epërsi më të lartë sesa dhjetë ditët (e fundit) të Ramazanit dhe dhjetë netët e fundit të Ramazanit kanë epërsi më të madhe sesa dhjetë netët (e para) të Dhulhixhes. Për sa u përket dhjetë netëve (të fundit) të Ramazanit, atëherë ato janë net aktiviteti (adhurimi), të cilat Pejgamberi ﷺ i kalonte zgjuar (duke adhuruar). Dhe, midis tyre është Lejletul Kadr (Nata e Pushtetit) e cila është më e mirë se një mijë muaj. Kështu që kushdo që përgjigjet me tjetër shpjegim veç këtij, s’është e mundshme që ai të ketë sjellë dëshminë e duhur.

Shejhul Islam Ibn Tejmije, “Fetaua Ramadan”, vëll. II, fq. 763, fetua nr. 776.

Shejh el-Islam Ibn Tejmije, “Mexhmu Fetaua”, vëll. XXV, fq. 287.