Pyetja: Cili është gjykimi për veshjen e pantallonave të ngushta që e përshkruajnë auretin? Në këtë kohë është përhapur veshja e perëndimorëve, ndër to edhe pantallonat. Një nga veçoritë e tyre është se janë të ngushta. Cili është gjykimi për veshjen e këtyre pantallonave, së pari? Pastaj, cili është gjykimi për faljen e namazit me to, duke qenë se ato e përshkruajnë qartë formën e auretit, veçanërisht gjatë sexhdes? Dhe cila është zgjidhja?

Përgjigja: Sa i përket veshjes së pantallonave, ajo është përhapur mes njerëzve dhe nuk ka mbetur më e veçantë vetëm për jobesimtarët. Ajo është përhapur edhe ndër muslimanët dhe është bërë pjesë e veshjes së tyre, madje edhe në ushtritë e tyre. Pra, sot nuk është më diçka e veçantë vetëm për jobesimtarët, por është përhapur te muslimanët dhe te të tjerët, ashtu siç janë këpucët, përdorimi i makinave dhe udhëtimi me aeroplan. Këto gjëra tashmë janë bërë të përbashkëta për të gjithë dhe nuk kanë mbetur të veçanta vetëm për jobesimtarët.

Por, pantallonat duhet të jenë të gjera dhe jo të ngushta. Duhet të shmanget ajo që e ndan dhe e përcakton auretin, duke treguar qartë përmasat dhe format e e tij dhe duke e shqetësuar personin gjatë namazit. Prandaj, përgjegjësit duhet të vendosin veshje të përshtatshme dhe të gjera, që e mbulojnë auretin pa ia treguar formën dhe përmasat, si dhe ta ndihmojnë atë në namaz, abdes e të tjera. Ndërsa këto veshje të ngushta, të cilat e shqetësojnë dhe e nxjerrin në pah auretin, nuk duhet të vishen. Ajo që duket është se nuk lejohen. Për këtë arsye, duhet të punohet me përgjegjësit (e muslimanëve) që këto veshje të dëmshme dhe të ngushta të ndryshohen.
Ndoshta, dashtë Allahu, do të bëjmë atë që mundemi në këtë çështje, nëse na përkujtojnë për të, dhe do ta ndalojmë këtë (fenomen), in sha Allah. Shpresojmë tek Allahu të na ndihmojë në këtë. Është e rëndësishme t’ua kujtojmë këtë përgjegjësve, sepse ata janë të gatshëm për çdo të mirë. E lusim Allahun të na udhëzojë neve dhe ata.

📗BShejkh Abdul-Aziz bin Baz – Allahu e mëshiroftëurimi: https://binbaz.org.sa/fatwas/30124/ما-حكم-لبس-البنطلون-الضيق-الذي-يصف-العورة
Përktheu: Bilal Bilali