Pyetje:
Cili është gjykimi për denoncimin e prishësve, siç janë përhapësit e drogave dhe ata që synojnë të prishin sigurinë në vendet e myslimanëve?

Përgjigje:

Shejh Salih el-Feuzan thotë:

Feja islame ka ardhur për të ruajtur pesë domosdoshmëritë themelore: fenë, jetën, mendjen, nderin dhe pasurinë.
Dhe për shkeljen e këtyre domosdoshmërive ka vendosur dënime parandaluese, për të mbrojtur individin dhe shoqërinë nga shkatërrimi.
Përdorimi i drogave apo përhapja e tyre përbën sulm ndaj të gjitha këtyre domosdoshmërive, prandaj është një nga format më të rënda të prishjes në tokë.
Për këtë arsye denohet me vdekje ai që i sjell drogat në vendet e myslimanëve ose i përhap ato mes tyre, bazuar në fjalën e Allahut të Madhëruar:
“Shpërblimi i atyre që luftojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe përpiqen të përhapin shkatërim në tokë është që të vriten, ose të kryqëzohen, ose t’u priten duart dhe këmbët në mënyrë të kryqëzuar, ose të dëbohen nga toka. Ky është poshtërim për ta në këtë botë, ndërsa në botën tjetër kanë dënim të madh.”
(Sure el-Maide: 33)
Përdorimi i drogave është nga shkatërrimi më i madh në tokë, sepse shkatërron fenë, trupin, mendjen dhe nderin.
Përdoruesi i drogave bëhet si i vdekur në formën e një të gjalli; madje, sikur të vdiste dhe të pushonte (nga kjo gjendje), do të ishte më mirë për të.
Për këtë arsye, armiqtë e Islamit i kanë marrë drogat si armë kundër myslimanëve, për të prishur rininë dhe burrat e tyre, për të copëtuar shoqërinë dhe për t’u marrë pasuritë.
Prandaj, është detyrë e të gjithë myslimanëve ta luftojnë këtë shkaterim me çdo mjet, të bashkëpunojnë për ta penguar përhapjen e tij dhe të zbatojnë dënime të rrepta ndaj atyre që e fusin ose e përhapin në vendet e myslimanëve.
Kjo nuk arrihet veçse me bashkëpunimin e individëve, grupeve dhe shteteve islame.
(El-Bejan li Ahta’i Ba‘d el-Kuttab (2/55)

Denoncimi i njerëzve të së keqes, rreziku i të cilëve është i përgjithshëm për myslimanët dhe shoqërinë, është detyrim.
Kush di diçka për ta, duhet t’i raportojë, sepse kjo hyn në kuadrin e këshillës së sinqertë për udhëheqësit e myslimanëve dhe për masën e tyre.

(El-I‘lam bi Kejfijjet Tansib el-Imam fi’l-Islam (fq. 27)