Pyetje: A lejohet kur je xhunub me bërë punë dhe kur gatuan, a është e vërtetë se nuk ka bereqet?

Përgjigjja: ​Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve.

Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij.

​Ue alejkum selam!

​Lejohet që kur je xhunub të bësh punë, të gatuash dhe nuk ka asnjë ndalesë që në gjendje xhunubi të lash, të pastrosh, të gatuash, etj.

​Ajo që pretendohet nga njerëzit se, nëse gruaja gatuan (në këtë gjendje), nuk ka bereqet në atë ushqim, këto janë gënjeshtra që nuk kanë asnjë bazë në fe.

/Përgjigje nga Dr. Adelina Kuçana/