​A lejohet shitblerja e qenit?

​Pejgamberi, alehi salatu ue selam, në një hadith ka ndaluar çmimin e qenit, d.m.th. shitblerjen e tij. Po ashtu e ka ndaluar edhe fitimin që e merr një fallxhor, edhe fitimin që e merr një lavire. Edhe pse puna e tyre, pra lavirja edhe fallxhori, janë vepra jashtëzakonisht të shëmtuara, po Profeti, alehi salatu ue selam, i ka rreshtuar së bashku me qenin për me tregu që edhe fitimi i qenit, shitblerja e tij, është haram, është e ndaluar.

​Pse është e ndaluar shitblerja e qenit?

​Kjo është një çështje diskutabile te dijetarët, po ata që e ndalojnë thonë:

  1. ​Për shkak se qeni është i papastër.
  2. ​Për shkak se qeni nuk ka vlerë te tregu i muslimanëve.

​Allahu i Lartësuar e ka krijuar qenin edhe ia ka nënshtru njeriut me i kry shërbime, po nuk ka vlerë monetare. Tash, a lejohet me u mbajt qeni? Mbajtja e qenit pa arsye është gjynah dhe t’i pakëson shpërblimet, po sheriati i ka leju tri raste:

  • ​Me mbajt qenin për ruajtjen e shtëpisë.
  • ​Me mbajt qenin për ruajtjen e kafshëve shtëpiake (gjesë së gjallë).
  • ​Edhe me mbajt qenin për gjueti.

​Në këto tri raste, a lejohet me u shit edhe me u ble qeni? Kjo është një temë e gjerë që kanë folë dijetarët dhe do të flasim në temat e ardhshme, ashtu siç do të flasim edhe për macen edhe për kafshët e tjera.

.