PYETJA: Pasi që e kam falur namazin e drekës, vërejta se i kam falur vetëm tre reqate. Vallë, duhet ta fali edhe reqatin e katërt dhe të bëjë sehvi-sexhde apo më duhet ta përsëris tërë namazin?

PËRGJIGJJA:

Falënderimi i takon Allahut xh.sh., Sunduesit të Madhërishëm, kurse paqja dhe mëshira e Zotit qofshi mbi të Dërguarin e Tij…

Falësi kur e lëshon (prej harresës) një apo më shumë reqate, e i bie ndërmend pas një kohe të shkurtës (pesë-dhjetë minuta) dhe ende është në vendin e faljes apo në xhami, atëherë duhet ta plotësojë namazin, ashtu që do ta falë atë që e ka lëshuar, pastaj le të japë selam, le të bëjë selvi-sexhde dhe sërish të japë selam. Mirëpo, nëse i bie ndërmend pas një kohe të gjatë (p.sh. pas gjysëm ore apo pasi të ketë dalur prej xhamisë), atëherë duhet ta përsëris tërë namazin. Arsyeja e kësaj është mungesa e radhitjes në mes reqateve. 

Shejh ibën Xhibrini